Sherr Sende të forta Plagosje Kokë Farkë 19-vjeçar Kristi Fufi Mhill Fufi Ish-deputet PD Policia Hetim

Një 19-vjeçar, i identifikuar si Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi, është plagosur në kokë mbrëmjen e sotme pas një sherri të dhunshëm me sende të forta në zonën e Farkës, pranë një kompleksi.

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është goditur me bisht fshese në kokë dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se pas incidentit, vetë Kristi Fufi ka shkuar në polici për të denoncuar rastin.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu dyshimet se personat e përfshirë në sherr kanë pasur edhe armë zjarri, megjithëse nuk raportohet për përdorim të tyre. Policia ka nisur punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Në një njoftim zyrtar, policia konfirmoi ngjarjen: “Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.” Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve të sherrit janë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *