Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka komentuar mbylljen e procesit të numërimit të votave për qarkun e Tiranës nga Parku Olimpik. Ai ka shprehur skepticizëm se rezultati në mandate do të ndryshojë, pavarësisht numërimit të votave të diasporës.

Shehaj ka theksuar se sistemi zgjedhor është i dizajnuar për të vështirësuar pozicionin e partive të vogla, duke e bërë të pamundur një koalicion të suksesshëm të partive të reja në këto zgjedhje.

“Shumë e vështirë që rezultati të ndryshojë. Do komentoj mandatin e dytë kur të mbyllet procesi i numërimit. E vështirë të ndryshojë,” deklaroi Shehaj.

Ai shpjegoi se ideja e një koalicioni mes partive të reja nuk do të kishte funksionuar, pasi do të kishte kërkuar shkrirjen e të gjitha partive në një të vetme. Kjo do të kishte penguar vlerësimin e peshës së secilës parti.

“Ne e dinim që në fillim, sistemi është ndërtuar që partitë e vogla ta kenë sa më të vështirë. Nuk bëhej fjalë për koalicion për bëhej që të gjitha partitë të shkriheshin në një. Nga do kuptonim ne sa peshë zë secila nga këto parti,” shtoi Shehaj.

Lidhur me dyshimet për parregullsi në numërimin e votave, veçanërisht në Greqi, Shehaj u shpreh se duhet pritur përfundimi i procesit. Ai theksoi se nëse numrat rezultojnë të ndryshëm, procesi duhet të rishikohet nga fillimi.

“Mbi Greqinë ka dyshime, por ka dyshime mbi gjithë procesin, duhet të presim. Nëse numrat janë ndryshe është diçka tjetër. Procesi duhet riparë nga fillimi,” tha Shehaj.

Ai u përqendrua në rezultatin e Partisë Mundësia dhe theksoi se ka kërkuar besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament. Ai gjithashtu vuri në dukje se Edi Rama ka përfituar nga pozita e tij për 25 vjet.

“Jam i përqendruar mbi rezultatin e partitë Mundësia. Edi Rama ka 12 vjet 25 vjet që përfiton nga gjithë Shqipëria. Kam kërkuar besimin për të përfaqësuar qytetarët në parlament,” përfundoi Shehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *