Donald Trump: President i SHBA-së Fjalim në Kongres Kongresi i SHBA-së: Senati Dhoma e Përfaqësuesve Buxheti federal Politika e brendshme: Ekonomia Imigracioni Tarifat tregtare Shkurtimi i taksave Siguria e kufirit Medicaid Politika e jashtme: Ukraina Volodymyr Zelenskyy Gaza Armëpushim Partitë politike: Republikanët Demokratët Ekonomi: Tarifa Prodhimi vendas Borxhi

Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua të mërkurën të pezullojë një sërë tarifash të ashpra tregtare ndaj miqve dhe armiqve, vetëm një javë pasi i kishte shpallur ato me pompozitet. Vendimi erdhi pas paralajmërimeve të shumta nga ligjvënës republikanë dhe këshilltarë të besuar se tarifat mund të dëmtonin rëndë ekonominë.

Tregjet financiare reaguan pozitivisht pas njoftimit të Trumpit, duke ndalur rënien e ditëve të fundit. Mësohet se disa këshilltarë të lartë të tij ishin pothuajse në panik për tregun e obligacioneve, ku normat e interesit po rriteshin në mënyrë të pazakontë.

Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick paraqitën një front të bashkuar, duke i kërkuar Trumpit të pezullojë tarifat. Presidenti njoftoi një pauzë 90-ditore për të negociuar marrëveshje të reja tregtare me shumë vende, me përjashtim të Kinës, ndaj së cilës rriti tarifat në 125%.

Ky episod zbuloi përçarjet brenda ekipit të këshilltarëve të Trumpit. Ndërsa Bessent ishte i hapur për negociata, këshilltari i lartë tregtar Peter Navarro dukej se mbante një qëndrim më të ashpër. Elon Musk e quajti Navarro-n “më budalla se një thes me tulla”, ndërsa Navarro e përshkroi Musk si “një teknik makinash”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *