Nuredin Dumani Erion Alibej Kel Kamami Talo Çela Plumbi i artë Vrasje me pagesë Bota e krimit Bashkëpunëtor i drejtësisë Oferta për vrasje Pagesa për vrasje Andi Zylyfi Dine Çami Tos Gosa Sky (aplikacion) Shqipëri Grupe kriminale Avokat Përparim Kulluri

Tiranë, Shqipëri – Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë” ka vijuar me dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Gjatë marrjes në pyetje nga avokati Henrik Hoxhaj, një prej të pandehurve, Dumani ka zbuluar detaje të reja mbi njohjen e tij me Hoxhajn, një incident të dhunës së pretenduar nga ish-komisari Dritan Lame, si dhe rrethanat e njohjes me Erjon Alibejn.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Dumani ka deklaruar se me Henrik Hoxhajn është njohur në festën e ditëlindjes së Festim Qolit në Fushë Studë. “Me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm, pimë, kërcyem, ndërsa Henriku ishte në gjumë shumicën e kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht me të. Unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec”, ka thënë Dumani.

Më tej, dëshmia e Dumanit ka prekur një episod të rëndë dhune të pretenduar nga ai, ndërsa ndodhej i ndaluar në komisariatin numër 6. “Unë kam qenë në burg herën e parë dhe dola nga burgu, ishte një nga komisarët e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli”, ka rrëfyer ai.

I pyetur nga avokati Gentian Rumano, Dumani ka sqaruar se me Henrik Hoxhajn kishte rreth dy vite që njiheshin. Ai ka përmendur se gjatë kohës që kanë qëndruar së bashku, i ka treguar Hoxhajt për vrasjen e Fatmira Dedës, duke shtuar se nuk i kujtohet ndonjë detaj tjetër specifik për momentin, pasi kishin shumë “punë” të tjera për të diskutuar.

Në vijim të dëshmisë së tij, Nuredin Dumani ka shpjeguar se porositë për kryerjen e veprave kriminale i merrte vetëm pasi ishin bërë pagesat e plota ose të paktën gjysma e tyre. Ai gjithashtu ka detajuar mënyrën se si është njohur me Erjon Alibejn.

“E kam takuar dhe njohur nëpërmjet Eljo Bitrit dhe më hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Bitri, më tha qe dyshonin se isha unë i përfshirë në Masakrën e Bradasheshit, ngjarje e 2018-s. Pas disa ditësh kam takuar kushëririn e Elio Bitrit. Ai dinte shumë gjera dhe unë kam sqaruar se nuk kam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun, aty ishte dhe Erjon Alibej. Kisha përshtypjen se ishte më i madh në moshë, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që skam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit”, ka pohuar Dumani.

Dëshmia e Nuredin Dumanit vijon të jetë një pjesë qendrore e procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, duke hedhur dritë mbi ngjarje të ndryshme kriminale dhe lidhjet mes personazheve të përfshirë. Pritet që seancat e ardhshme të zbardhin detaje të tjera të rëndësishme për këtë dosje komplekse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *