Një 60-vjeçar me inicialet Sh. L., banues në Ballsh, është arrestuar në flagrancë nga policia e Mallakastrës. Ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila njoftoi se specialistët e komisariatit të Mallakastrës kanë kryer arrestimin.

Materialet e procedurës penale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *