Me lot në sy dhe duart plot lule, familjarë, miq, artistë dhe adhurues i dhanë sot lamtumirën e fundit ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa. Homazhet u zhvilluan në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke mbledhur figura të shquara të artit, politikës dhe qytetarë të shumtë që ndanë kujtimet dhe emocionet e tyre për artisten e madhe.

Pas tre orësh homazhe, kortezhi funebër e përcjelli Margarita Xhepën drejt banesës së fundit në varrezat e Sharrës.

I biri i saj, Ndriçim Xhepa, ndau me median një nga dëshirat e fundit të aktores: “Kishte dëshirë të bënte edhe një film tjetër,” tha ai, duke treguar për pasionin e vazhdueshëm të së ëmës për artin e shtatë.

Margarita Xhepa, një emër i paharrueshëm në historinë e kinematografisë shqiptare, do të mbetet gjithmonë në kujtesën e publikut për interpretimet e saj brilante dhe kontributin e çmuar në kulturën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *