Konflikt në zyrë elektorale në “Ali Demi”, gjenden plumba në vendngjarje
Tiranë, 29 Prill 2025 – Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e një incidenti të ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit”, ku u raportua për një konflikt të dhunshëm. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:00, në ambientet e një zyre elektorale ka pasur një përplasje mes disa personave.

Pas një telefonate në sallën operative, forca të shumta policie dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje. Nga këqyrja paraprake u konstatua se xhami i zyrës elektorale ishte dëmtuar me sende të forta, ndërsa u gjetën edhe dy fishekë luftarakë të paplasur.

Personat e përfshirë në konflikt ishin larguar me një automjet, i cili më pas u ndalua nga policia dhe po i nënshtrohet hetimeve. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po hetohen motivet e konfliktit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *