Edhe gjashtë ditë pas çarjes së digës në Klos, vijojnë pa rezultat kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, të cilin e përpiu uji dhe inertet. Përpjekjet e mbi 800 personave, përfshirë forca të shumta, ekspertë dhe vullnetarë, janë vështirësuar nga shtrirja 6-kilometërshe e rrëshqitjes.

Autoritetet kanë angazhuar AKSEM me pajisje speciale, Forcat e Armatosura, Policinë, Urgjencën Mjekësore, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe qindra vullnetarë me ekskavatorë. Për shkak të kompleksitetit, është kërkuar dhe po ndihmon një ekip kërkim-shpëtimi nga Kosova me efektivë dhe qen të trajnuar.

Operacioni, i koordinuar nga AKSEM, vijon intensivisht në kushte të vështira terreni, me shpresën për të gjetur trupin e të riut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *