Katër persona serbë të arrestuar në Gjakovë, të dyshuar si oficerë spiunazhi të shërbimeve sekrete serbe, do të qëndrojnë në burg deri në një vendim tjetër të gjykatës. Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë.
Gjatë seancës fillestare në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ndaj të arrestuarve kanë nisur hetimet për veprën penale të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, por gjykata vendosi ndalimin pa afat.