Agjencitë e inteligjencës amerikane citohen nga CNN të shprehen se Izraeli po merr në konsideratë një goditje ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Ky veprim do të shënonte një largim të rrezikshëm nga politika e mëparshme dhe mund të ndezë një konflikt rajonal, të cilin SHBA-ja po përpiqet ta shmangë.
Edhe pse vendimi përfundimtar nga Izraeli nuk është marrë, gjasat për një skenar të tillë janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Kjo vjen pasi Ajatollah Khamenei i ka quajtur “të pakuptimta” kërkesat e SHBA-së për çmontimin e programit bërthamor të Iranit, duke theksuar se Irani nuk do t’i kërkojë askujt leje për pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore.
Ndërkohë, raportohet se ka një zhgënjim në rritje në Shtëpinë e Bardhë me veprimet e qeverisë izraelite. Presidenti amerikan thuhet se “nuk është i emocionuar” me sjelljen e kryeministrit izraelit dhe mund të rishikojë qasjen e tij ndaj konfliktit.
Këto zhvillime vijnë ndërkohë që negociatat me Hamasin për lirimin e pengjeve kanë dështuar, siç tregohet nga kthimi i delegacionit izraelit nga Katari.