Një operacion i fundit ka zbardhur detaje të reja mbi dy fabrika të mëdha që prodhonin veshje kontrabandë dhe më pas i falsifikonin me marka luksi. Një prej personave të përfshirë në këtë skemë është Luan Haka, një emër i njohur në politikë si ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike në vitin 2021 dhe kandidat për kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022.
Haka është arrestuar dhe dyshohet se ka qenë një prej administratorëve të këtyre fabrikave, ndërsa djali i tij, Lindion Haka, është shpallur në kërkim në lidhje me të njëjtin rast. Detajet e operacionit pritet të zbardhen plotësisht në ditët në vijim.