Primaret e PD Durrës Igli Cara Floriana Garo Rezultatet e votimit Partia Demokratike ZgjedhjePrimaret e PD Durrës Igli Cara Floriana Garo Rezultatet e votimit Partia Demokratike Zgjedhje

Garo ka akuzuar Ramën se në prezantimin e programit të tij nuk bëri gjë tjetër veçse përsëriti premtimet e vjetra dhe kopjoi propozimet e opozitës, konkretisht ato të Sali Berishës. Ajo theksoi se Rama, katër muaj pas Berishës, ofroi pension minimal 200 euro dhe rrogë minimale 500 euro, duke e cilësuar këtë si një gënjeshtër të përsëritur dhe një akt kopjimi.

“Pas 12 vitesh në pushtet, suksesi i të cilëve ishte shpopullimi masiv, me mbi 1 milion shqiptarë të larguar, kryeministri në ikje nuk bëri gjë tjetër veçse përsëriti veten në vitet 2013, 2015, 2017, 2019 dhe 2021. Ofroi të njëjtën përrallë të pesë herëve të tjera. Ai nuk bëri gjë tjetër veçse kopjoi kundërshtarin politik, Sali Berishën, duke ofruar 4 muaj pas tij, pensionin minimal 200 euro dhe rrogën minimale 500 euro. Ai nuk bëri gjë tjetër pra, veçse gënjeu për të pestën herë dhe kopjoi për të disatën herë,” deklaroi Garo.

Zëdhënësja e PD-së ka ngritur pikëpyetje lidhur me zbatimin e këtyre premtimeve gjatë 12 viteve të kaluara, duke iu drejtuar pensionistëve dhe të keqpaguarve të Shqipërisë me pyetjet: “pse nuk e bëre pensionin minimal 200 euro për 12 vjet?!” dhe “pse nuk e bëre rrogën minimale 500 euro në 12 vjet?!”

Garo ka hedhur poshtë gjithashtu shifrat e paraqitura nga Rama, duke argumentuar se rënia e kursit të euros nuk reflekton forcimin e lekut, por është pasojë e futjes së “narko-euros” në ekonomi, e cila sipas saj ka dëmtuar eksportet dhe xhepat e qytetarëve.

Një tjetër akuzë e rëndë e PD-së lidhet me mungesën e Kryeministrit Rama në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joani, kryepeshkopit shqiptar të Kishës Ortodokse Autoqefale. Sipas Floriana Garos, Rama zgjodhi pikërisht këtë moment solemn për komunitetin ortodoks shqiptar për të hedhur në media programin e Partisë Socialiste, duke e interpretuar këtë si një tentativë për të lënë në hije ngjarjen fetare.

“Edi Rama mungoi sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joanit, kryepeshkopit shqiptar të Kishës Ortodokse Autoqefale, dhe kur prelati ortodoks po kurorëzohej, ai hodhi në media programin e PS,” përfundoi Garo, duke nënvizuar mungesën e respektit dhe përpjekjen për të devijuar vëmendjen nga një ngjarje e rëndësishme për besimtarët ortodoksë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *