Gjykata Kushtetuese SPAK Elton Qyno Gazetar Liria e shprehjes Liria e shtypit Sekuestro Burimet e gazetarit Vendim unanim Holta Zaçaj

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e SPAK për sekuestrimin e mjeteve të punës të gazetarit Elton Qyno, duke i dhënë atij të drejtë në moszbulimin e burimeve të tij. Sipas vendimit unanim të Gjykatës, sekuestrimi i mjeteve kompjuterike të gazetarit është i paligjshëm dhe bie.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për mediat, sqaroi se Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e gazetarit, duke theksuar se e drejta e gazetarit për të ruajtur burimin është një garanci kushtetuese dhe thelbësore për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Gjykata arriti në përfundimin se vendimet e gjykatave të zakonshme që lejuan sekuestrimin kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së gazetarit dhe nuk kanë arsyetuar se përse nuk kishte mjete të tjera për të hetuar pa zbuluar burimin e tij. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike dhe asgjësimin e tyre.

Ndërsa kërkesat e tjera të gazetarit në lidhje me kontrollin personal dhe të ambienteve nuk u shqyrtuan plotësisht për shkak të mosshterimit të mjeteve ligjore, vendimi për sekuestron shënon një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *