Për ata që dalin në pension aktualisht, Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) do të përdorë pagat e përditësuara për të llogaritur pensionet. Një ndryshim i rëndësishëm është koeficienti i ri i aktualizimit të pagave para vitit 1994, i cili është rritur në 13.5%, nga një vit më parë. Ky koeficient do të aplikohet për pagat e 83 profesioneve, duke rritur bazën e tyre të vlerësuar për efekt pensioni. Për vitet 2023 dhe 2024, pagat do të merren parasysh në vlerën e tyre aktuale, pa indeksim.
Këto koeficiente të rinj përcaktohen çdo vit nga Këshilli Administrativ i ISSH-së dhe ndikojnë në rritjen e pensionit për rreth 20 mijë qytetarë që dalin rishtazi në pension. Qëllimi është të harmonizohen pensionet me kontributet e derdhura ndër vite, duke marrë parasysh vlerën reale të pagave në kohën kur ato janë marrë.
Si ndikon koeficienti?
Sipas tabelës së koeficientëve të rinj, një person që në vitin 1994 ka pasur një pagë prej 7 mijë lekësh, për efekt pensioni, kjo pagë do të shumëzohet me koeficientin 10.799, duke u konsideruar si 75,593 lekë. Ky mekanizëm ndihmon që periudhat me paga të ulëta, siç ishte koha e kooperativave bujqësore dhe vitet e para pas 1990-ës, të mos ndikojnë negativisht në masën e pensionit.
Formula e llogaritjes së pensionit
Pensioni i pleqërisë (PP) llogaritet sipas formulës:
PP=PS×vjete¨rsi kontributive qe¨ ke¨rkohetvjete¨rsi kontributive te¨ realizuara+1001×vite sigurimi×BV
Ku:
- PS është Pensioni Social.
- BV është baza e vlerësuar.
Baza e vlerësuar llogaritet si mesatare e pagave për të cilat janë paguar kontributet, duke përdorur koeficientët e përditësuar për periudhën para 1994. Për periudhën pas 1.1.1994, merren pagat reale të derdhura. Nëse një person ka periudha sigurimi para dhe pas kësaj date, baza e vlerësuar është mesatare e ponderuar e të dyja periudhave.
Ndryshimet në koeficientët e përditësimit të pagave synojnë të sigurojnë një nivel pensioni më të drejtë dhe më të lartë për ata që sapo dalin në pension, duke reflektuar vlerën reale të kontributeve të tyre gjatë gjithë jetës së punës.