Fier – Policia ka vënë në pranga Zamir Meta, 36 vjeç, i cili akuzohet për abuzim seksual me vajzën e tij të mitur në fshatin Sheqishtë. Ky rast i rëndë ka shokuar opinionin publik.
Nëna e vajzës 12-vjeçare, Juela Meta, ka deklaruar se e ka mësuar ngjarjen në polici. Ajo theksoi se burri i saj duhet të kalbet në burg për krimin e kryer. Juela gjithashtu shtoi se vajza nuk i kishte treguar kurrë më parë për abuzimin, por ishte gjithmonë e acaruar me vëllezërit dhe motrat e saj.
Sipas dëshmisë së vajzës në polici, babai i saj e kishte përdhunuar që kur ajo ishte vetëm 5 vjeç. E mitura aktualisht është marrë nën kujdesin e shtetit për trajtim të specializuar, pasi ka zhvilluar simptoma depresioni si pasojë e traumës. Familja Meta ishte kthyer nga Gjermania rreth 20 muaj më parë, pas një qëndrimi pesëvjeçar atje.