Paul Deda Agustin Deda Trafik droge Kanabis Saimir Tahiri Ish-truproje Arrestim në Francë Gjykata e Posaçme (SPAK) Grup kriminal Ekstradim Dosja "Shpirti" Bari Ilirjan Duçellari Hekuran Marku

PARIS, FRANCA – Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet franceze, ka njoftuar arrestimin e Paul (Agustin) Deda, 50 vjeç, ish-truproje i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deda, i cili ishte i dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite burg për trafik droge dhe grup kriminal, u ndalua në Francë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Nga hetimet dyshohet se Deda, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, tentoi të trafikonte në Itali, përmes rrugës detare, 1016 kilogramë kanabis sativa të kultivuar në Shqipëri. Kjo sasi droge u sekuestrua në Bari nga Policia italiane, ku u arrestuan edhe dy anëtarë të tjerë të organizatës kriminale.

Deda u mor i pandehur bashkë me Hekuran Markun, gjithashtu ish-shoqërues i Tahirit, dhe i dënuar në kuadër të dosjes “Shpirti”. Të dy u akuzuan si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kanabisit, të drejtuar nga Ilirjan Duçellari. Ky grup akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë viteve 2017-2018.

Deda kishte kërkuar azil politik në Francë, por kërkesa e tij duket se është refuzuar dhe ai pritet të ekstradohet së shpejti në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *