Fermë bagëtish Shkodër Domen Karantinë Sëmundje virale Bagëti të imëta Veteriner Mostra gjaku Virus ngjitës Zamir Milani

Një fermë bagëtish në fshatin Domen të Shkodrës është vendosur në karantinë nga shërbimi veterinar, pas dyshimeve për shfaqjen e simptomave të një sëmundjeje të dyshuar virale, e cila konsiderohet shumë ngjitëse për bagëtitë e imëta.

Autoritetet e Shërbimit Veterinar të Shkodrës kanë marrë menjëherë mostra gjaku nga kafshët për të përcaktuar me saktësi llojin e virusit. Fermeri, Zamir Milani, njoftoi veterinerin e zonës pasi kishte konstatuar ngordhjen e pazakontë të dy krerëve dhe shenja të qarta të sëmundjes. Sipas Milanit, ky problem është i përhapur në shumë ferma të zonës.

Rezultatet e analizave, të dërguara në laboratorin në kryeqytet, pritet të dalin pas 48 orësh, duke ofruar më shumë qartësi mbi natyrën e kësaj sëmundjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *