Bujar Shega Marsel Shega Ekstradim Itali Shqipëri Suel Çela Organizatë kriminale SPAK Operacioni SPAK Arrestim Kërkim ndërkombëtar Truri financiar Pastrim parash Trafikim lëndësh narkotike Viola Green Wonder Green Kompani fasadë GJKKO Masë sigurie "Arrest në burg" Dubai Pasuri të paluajtshme Hetim Drejtësi

Pas disa muajsh në kërkim, Bujar (Marsel) Shega, i konsideruar si ‘truri’ financiar i organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. Shega u ndalua në shtetin fqinj në nëntorin e kaluar, menjëherë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të operacionit të gjerë që goditi grupin e Suel Çelës.  

Emri i 52-vjeçarit me dy identitete ishte pjesë e 21 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK në nëntorin e kaluar, kur u zbulua dhe godit organizata e fuqishme kriminale. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuza të rënda si “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Bujar Shega, i cili figuron edhe si Marsel Shega, dyshohet të ketë pasur një rol qendror në pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme nga organizata e Suel Çelës. Ai ishte administrator i dy kompanive, Viola Green dhe Wonder Green, të cilat sipas hetimeve, shërbenin si fasadë për të kamufluar origjinën e parave.

Autoritetet hetimore dyshojnë se Shega nuk pastronte vetëm paratë e grupit të Suel Çelës, por edhe të grupeve të tjera kriminale, përfshirë një grup me bazë në Dubai, i cili kishte investuar shuma të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme në Tiranë.

Ekstradimi i Bujar Shegës në Shqipëri shënon një hap të rëndësishëm në operacionin e SPAK kundër organizatës së Suel Çelës. Prania e tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi mekanizmat financiarë të grupit kriminal dhe lidhjet e tij me aktorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit. Hetimet e SPAK në këtë çështje vijojnë, me synimin për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e kësaj organizate dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *