Xhovana Nikolli SPAK Amarildo Nikolli Leonard Luzi (Daku/Nard Çami) Inez Hajrulla ("Sakati") Ervis Matodashaj ("Qorri") Atentat i dështuar Vlorë Trafik droge (në kontekstin e krimit të organizuar) Gjykatë e Apelit të Posaçëm

Tiranë, ShqipëriDëshmia e Xhovana Nikollit, partneres së vrasësit me pagesë Amarildo Nikolli, ka qenë thelbësore për SPAK-un në kompletimin e dosjes së atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj, të njohur si “Sakati” dhe “Qorri” në Vlorë. Këta dy individë, eksponentë të krimit në zonë, ishin shënjestër e një plani vrasjeje për 500 milionë lekë, para që do të jepeshin nga Leonard Luzi, i njohur si “Daku” apo “Nard Çami”.

Dëshmia e Xhovana Nikollit detajon planin e ekzekutimit. Ajo ka deklaruar: “…unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leonardit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante ‘Ini’ dhe ‘Qorri’…”.

Kjo dëshmi vjen vetëm një ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me 10 vite burgim për Leonard Luzin, 2 vite e 9 muaj për bashkëpunëtorin e drejtësisë Amarildo Nikollin dhe 6 vjet e 8 muaj për Muharem Koroveshin. Të tre, së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, u mobilizuan në gusht 2023 për të kryer vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt.

Xhovana Nikolli ka treguar gjithashtu detaje për personat e tjerë të përfshirë në grup: “…Gjithashtu gjatë qëndrimit tonë në Vlorë, kam mësuar se Leonardi kishte dhe dy shokë të quajtur njëri me pseudonimin ‘fshatari’ dhe një tjetër që quhej ‘Erjo’. Erjon e mbante më afër dhe duhet ta kishte kushëri ndërsa ‘fshatarin’ e mbante pak më larg. Këta dy persona vinin çdo mëngjes tek shtëpia në Vlorë dhe pinin kafe. E merrnin poshtë tek lokali dhe ngjiteshin sipër tek shtëpia jonë. Mbanin armë pistoletë si Leonardi, ‘fshatari’ dhe Erjo. Këto gjëra unë i kam dëgjuar nga Erjo, ‘Daku’ dhe ‘fshatari’. ‘Fshatari’ dhe Erjo kishte raste që pastronin armët në shtëpinë tonë, ku rrinim në Vlorë…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *