Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe ka bllokuar përkohësisht trafikun në këtë segment rrugor.
Deri tani, nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e incidentit.
Ndërkohë, pritet mbërritja e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e trafikut në zonë. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura dhe do të zbardhen pas përfundimit të hetimeve.