Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me atentatin në Lundër, ku katër persona mbetën të lënduar. Grupi hetimor ka siguruar mbi 10 profile ADN-je mikse, të gjetura në objekte që dyshohet se u përkisnin autorëve të sulmit.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari, raporton se dy nga këto profile ADN-je janë të plota. Kjo përbën një zhvillim shpresëdhënës për hetuesit, pasi profilet e plota rrisin ndjeshëm mundësinë e identifikimit të autorëve të atentatit. Megjithatë, këto profile do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme për të siguruar saktësinë e tyre.

Objektet ku u gjetën këto gjurmë biologjike pranë vendit të ngjarjes përfshijnë një pincë, një shall dhe mjete të tjera pune. Këto objekte konsiderohen prova të rëndësishme materiale, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe në identifikimin e personave përgjegjës për atentatin në Lundër. Hetimet vijojnë intensivisht në bazë të këtyre provave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *