Një atentat me armë zjarri ka tronditur Tiranën mbrëmjen e kësaj të enjteje, 17 prill, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Sipas informacioneve të para, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Mësohet se autorët e kanë ndjekur mjetin e viktimave deri në zonën e rrethrrotullimit të Shkozës, ku edhe kanë kryer sulmin.

Si pasojë e të shtënave, katër persona që ndodheshin në automjet janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka detaje të qarta mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

Ndërkohë, pas kryerjes së atentatit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se ata më pas i kanë vënë flakën makinës së tyre në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës, me qëllim zhdukjen e provave dhe shmangien e identifikimit.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet. Janë ngritur gjithashtu pika të shumta kontrolli në të gjithë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti të rëndë kriminal. Policia po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e mundshme të atentatit.armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *