Screenshot

Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministri i Shqipërisë, ka bërë një rrëfim të frikshëm gjatë një interviste me gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie, duke zbuluar kërcënime serioze ndaj jetës së tij dhe sigurisë së familjes. Ai ka deklaruar se është përballur me kërcënime të drejtpërdrejta me vrasje, ndjekje nga persona të panjohur dhe shantazh ndaj familjarëve të tij.

Ahmetaj ka zbuluar se ka marrë një telefonatë direkte nga burgu, ku i është thënë qartë: “Do të të vrasim. Të shohim nga kamerat kur parkon makinën, kur merr fëmijën, etj.” Ai ka theksuar se kërcënuesit kishin akses në kamerat e pallatit ku ai kishte marrë një apartament me qira në Tiranë.

Përveç kësaj, Ahmetaj ka treguar për një telefonatë tjetër nga një numër britanik të panjohur dhe një incident në rrugë, ku një person me motor i është afruar dhe i ka thënë: “Po, por aty do ta gjesh vdekjen.”

Një tjetër ngjarje tronditëse ka përfshirë një dado filipinase, e cila ishte punësuar nga gruaja e Ahmetajt. Dadoja u kërcënua për të dorëzuar foto dhe video të familjes Ahmetaj tek një kompani private e quajtur Emerald Spa.

“Pastaj ndodhi një incident te Parku i Liqenit të Tiranës, ku u përpoqën të bënin një foto të foshnjës sime të sapolindur. Gruaja ime e tanishme kishte punësuar një dado filipinase dhe në një moment ajo po qante. Doli se ishte kërcënuar për të bërë foto e video të miat dhe të asaj që ndodhte në shtëpinë time dhe për t’ua dorëzuar këto njerëzve në një kompani të quajtur Emerald Spa. Atëherë u tmerrova vërtet,” ka deklaruar Ahmetaj.

Këto kërcënime serioze kanë ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e Ahmetajt dhe familjes së tij, duke hedhur dritë mbi situatën e tensionuar në të cilën ndodhet ish-zv.Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *