Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj Fushata elektorale Program ekonomik Rijetësim ekonomik DIVA (Akciza) Taksë e sheshtë 10% Politika fiskale Pensionistë Pension minimal 200 euro Minimum jetik Pagesë invaliditeti Vetëpunësim Biznes i vogël Zero taksë fitimi

Adriatik Lapaj, kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, ka kërkuar rinumërimin e votave në qarqet Fier dhe Vlorë, duke pretenduar se vullneti i votuesve është prekur dhe manipuluar. Kërkesa, e cila do të dorëzohet sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bazohet në pamje filmike nga qendra numërimi, të cilat, sipas Lapajt, tregojnë mospërputhje domethënëse mes votave faktike dhe procesverbaleve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lapaj shpjegoi se pamjet filmike janë vënë në dispozicion vetëm së fundmi, duke zbuluar probleme që tregojnë manipulime. “Mandatet tona në këto dy qarqe janë marrë nga PS me diferenca shumë të vogla. Ka vend për rinumërim,” theksoi ai.

Lapaj paralajmëroi se për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota, do të ndiqen penalisht të gjithë personat përgjegjës. Ai paraqiti edhe disa shembuj konkretë të tjetërsimit të votave në procesverbal:

  • ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00 (Fier): I janë shtuar 4 vota PS-së dhe i janë hequr dy vota Nismës SHB.
  • ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017 (Vlorë): Dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.
  • ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 (Vlorë): Janë shtuar dy vota për PD dhe janë shtuar 4 vota për PS.
  • ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 (Fier): Janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Lëvizjes Atdheu.
  • ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01 (Fier): Është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.
  • ZAZ 56, kutia 2862/01 (Fier): Janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *