Sali Berisha Donald Trump Kartele shqiptare Organizata terroriste Trafik droge Pastrim parash Edi Rama Narkoshteti Zgjedhjet 11 Maj Siguria rajonale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mungesën e urimit nga Shtetet e Bashkuara për kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë një interviste në Syri TV, Berisha sugjeroi se kjo vonesë tregon se SHBA-të kanë “konstatuar probleme” me procesin zgjedhor.

“Se cili do jetë qëndrimi final i tyre unë s’mund ta them, por fakti që nuk e kanë përshëndetur përbën një dallim të qartë me të gjitha qëndrimet e mëparshme,” theksoi Berisha. Ai shtoi se në zgjedhjet e mëparshme, urimet nga SHBA-të kishin ardhur brenda 24 orëve, madje pa u mbyllur ende numërimi i votave.

Berisha u ndal gjithashtu te mesazhi i të dërguarit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, i cili për herë të parë foli për kartele droge në Shqipëri. “Të luftohen kartelet e drogës. Kjo përbën ndryshim cilësor,” u shpreh Berisha, duke theksuar se klasifikimi si “kartel” ishte shumë serioz dhe se Donald Trump i kishte përfshirë kartelet në grupin e organizatave terroriste.

Një tjetër akuzë e rëndë nga Berisha ishte ajo ndaj asaj që ai e quajti “karteli i Troplinëve”, duke pretenduar se Porti i Durrësit njihet si “porti i lirë i kokainës në Europë”. Sipas tij, ky kartel kontrollon 100% portin që nga viti 2020, dhe për katër vjet nuk është kapur asnjë gram heroinë apo kokainë. “E kam deklaruar para 1 muaji se ky është porti i kokainës në Europë. Ky u bë port i lirë për kokainën,” përfundoi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *