Zjarri Darëzezë Masiv pyjor Flakë e fortë Zjarrfikëse Lezhë zjarri Përhapje zjarri

Qeparo, 12 Qershor 2025 – Një zjarr i rënë në pyjet e Qeparos, i cili mori përmasa të konsideruesme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, është shuar plotësisht pas disa orësh përpjekjesh të pandërprera. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila theksoi se ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri ka shmangur pasoja më të rënda, duke mbrojtur banesat dhe një fabrikë vaji që ishin në rrezik të drejtpërdrejtë.

Në operacionin e shuarjes së flakëve u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në neutralizimin e vatrës aktive. Në terren, punuan pa pushim mjetet zjarrfikëse, efektivë të Mbrojtjes së Zjarrit dhe Shpëtimit (MZSH), si dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se suksesi në shuarjen e zjarrit erdhi falë bashkërendimit efikas mes strukturave të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror. Ky koordinim bëri të mundur mbrojtjen jo vetëm të mjedisit natyror, por edhe sigurinë e banorëve dhe pronës së tyre

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta. Ata theksojnë rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të çdo zjarri, sado i vogël të duket, për të shmangur situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *