Travel Off Path Shqipëria destinacion turistik Riviera Shqiptare Saranda Ksamili Rritje turizmi Shqipëri Destinacion trend 2025 Trashëgimia UNESCO Mikpritje Shqipëri

Agjencia e njohur e udhëtimeve “Travel Off Path” ka veçuar Shqipërinë si destinacionin kryesor të pushimeve për verën e vitit 2025, duke e pozicionuar atë si pikën e re turistike të Evropës. Kjo vjen në një kohë kur destinacione tradicionale si Italia dhe Greqia po përballen me çmime “tronditëse”.

Në një shkrim të detajuar, “Travel Off Path” thekson se megjithëse Shqipëria ka qenë “sekreti i Evropës” për vite me radhë, ajo tani është zbuluar si një perlë turistike. Riviera Shqiptare, veçanërisht në jug të vendit, cilësohet si “jashtëzakonisht e bukur”, me theks të veçantë te Saranda dhe Ksamili me plazhet e tyre mahnitëse dhe shëtitoret plot jetë.

Përveç bukurisë natyrore, agjencia vë në dukje edhe pasurinë historike dhe kulturore të Shqipërisë, duke përmendur sitet e saj që janë pjesë e Trashëgimisë së UNESCO-s.

Ndikimi i Shqipërisë si destinacion turistik nuk është vetëm ndjesi, por pasqyrohet edhe në shifra. “Travel Off Path” citon Organizata Botërore e Turizmit, e cila raporton një rritje prej 53% të turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2024 krahasuar me vitin e kaluar. Kjo e bën vendin tonë një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në planet.

Në fund të shkrimit, agjencia u garanton turistëve të huaj se Shqipëria është një vend jashtëzakonisht mikpritës dhe gjerësisht i sigurt për të gjithë udhëtarët, duke inkurajuar vizitorët potencialë të eksplorojnë këtë destinacion në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *