Një investigim i emisionit “Tak-Fak” në News24 ka zbuluar realitetin shqetësues të prostitucionit të fshehur pas fasadës së qendrave të masazheve në kryeqytet. Përmes një bashkëpunëtori të infiltruar, u dëshmua se këto qendra ofrojnë shërbime seksuale, ku çmimet dhe rregullat e tyre janë të qarta.
Biseda tronditëse dhe “tarifat” e shërbimeve
Bashkëpunëtori bëri një rezervim dhe shkoi në një qendër masazhesh, ku biseda me punonjësen zbuloi detaje tronditëse. Ajo shpjegoi se masazhi ka një tarifë prej 40 euro, ndërsa shërbimet “ekstra” kushtojnë 60 euro, duke e çuar totalin në 100 euro. Madje, ajo la të kuptohej se edhe nëse nuk bëhet masazh, tarifa bazë prej 40 eurosh duhet paguar.
Në pjesën më të dëshpërueshme të bisedës, punonjësja, e cila tha se ishte 28 vjeçe, pranoi se nuk merr asnjë përfitim nga masazhi bazë. “Unë, normalisht tani kur nuk bëj seks nuk marr gjë se ajo do 40-en e vet,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se fitimi i saj varet drejtpërdrejt nga ofrimi i shërbimeve seksuale. Kjo tregon qartë shfrytëzimin e këtyre grave.
Gjithashtu, biseda zbuloi edhe tarifat për shërbime të tjera seksuale: “Kur q*** është 60, g*** është 30.”
Realiteti i errët i “punës”
Kjo investigim ekspozon një problem të thellë social dhe ligjor, ku shërbimet e masazhit përdoren si mbulesë për aktivitete prostitucioni. Duket se punonjëset janë të detyruara të ofrojnë shërbime seksuale për të siguruar të ardhura, pavarësisht lodhjes apo dëshirës së tyre, siç u shpreh punonjësja: “Vetëm 5 min, për qejf, me qenë se më the masazh, thashë ok.”
Ky rast ngre alarmin për nevojën e ndërhyrjes së autoriteteve për të çrrënjosur këtë fenomen dhe për të mbrojtur viktimat e shfrytëzimit.