Shqipëria Letonia barazim Botërori 2026 Thomas Strakosha Rey Manaj Antonijs Cernomordijs penallti grupi kualifikues kuqezinjtë pikët në grup FIFA World Cup trajneri Sylvinho kualifikimi në Botëror Andorra Serbia Anglia

Shqipëria ka rrezikuar seriozisht kualifikimin për në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj Letonisë sonte në Tiranë.

Takimi nisi me shumë intensitet dhe shpresë, kur në minutën e 21-të portieri shqiptar Thomas Strakosha priti një penallti të rrezikshme nga Ikanieks, duke mbajtur gjallë shpresat e kuqezinjve. Vetëm tetë minuta më pas, Rey Manaj arriti të shënojë për Shqipërinë, duke i dhënë një epërsi të vlefshme për skuadrën e drejtuar nga trajneri Sylvinho.

Megjithatë, skuadra letoneze nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte me ngulm barazimin, të cilin e arriti në minutën 45+4 me një gol të Antonijs Cernomordijs.

Ky rezultat lë Shqipërinë me vetëm pesë pikë nga 12 të mundshme, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë garën për kualifikim. Në grupin e saj, Anglia kryeson me nëntë pikë, ndërsa Serbia dhe Letonia ndajnë nga katër pikë secila. Andorra mbetet ende pa pikë.

Kuqezinjtë duhet të rrisin nivelin e lojës dhe të korrigjojnë gabimet në mbrojtje për të ruajtur shpresat për kualifikim. Ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e Shqipërisë në Botërorin 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *