Një vendim i papritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar rrjedhën e diplomacisë në konfliktin ruso-ukrainas. 1 SHBA ka njoftuar se nuk do të shërbejë më si ndërmjetës në bisedimet e paqes mes dy vendeve, duke i lënë palët të zgjidhin vetë mosmarrëveshjetVendimi vjen si pasojë e refuzimit të presidentit rus Vladimir Putin për të nënshkruar marrëveshjen e paqes, sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Zëdhënësja e këtij institucioni, Tammy Bruce, deklaroi se SHBA do të ndryshojë thelbësisht qasjen e saj ndaj konfliktit trevjeçar.
“SHBA-ja do të ndryshojë metodologjinë e mënyrës se si kontribuon në bisedime dhe nuk do të fluturojnë më nëpër botë sa hap e mbyll sytë për diskutime. Kievi dhe Moska duhet të dalin me propozime konkrete për t’i dhënë fund konfliktit dhe të fillojnë diskutimet midis tyre,” tha Bruce.
Ajo theksoi se SHBA do të vazhdojë të ofrojë ndihmë, por nuk do të luajë më rolin e ndërmjetësit aktiv në takimet e dy palëve. “Tani varet nga të dyja palët, ka ardhur koha kur ato duhet të paraqesin dhe zhvillojnë ide konkrete se si ta përfundojnë këtë konflikt. Do të varet vetëm nga ato,” shtoi zëdhënësja.
Ky vendim shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit dhe rrit presionin mbi Rusinë dhe Ukrainën për të gjetur një zgjidhje të pavarur. Tërheqja e SHBA-së nga roli i ndërmjetësit mund të ketë pasoja të rëndësishme për dinamikën e konfliktit dhe përpjekjet për paqe në rajon.