Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë natës në dyqanin e vetëm të Tesla-s në Romë, duke shkatërruar plotësisht 16 automjete elektrike luksoze. Ngjarja, që dyshohet të jetë e qëllimshme, ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të së hënës, 1 mars, në qendrën e markës në zonën e Torrenovës, në periferi të kryeqytetit italian.
Flakët kanë shkrirë makinat e parkuara pranë stacioneve të karikimit, vetëm pak metra larg ekspozitës kryesore. Zjarri ka prekur gjithashtu një tendë dhe pjesë të jashtme të zyrave të Tesla Center.
Pronari i kompanisë Tesla, miliarderi Elon Musk, ka reaguar menjëherë në platformën e tij X (ish-Twitter), duke e cilësuar ngjarjen si “terrorizëm”.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Sipas mediave lokale, si “La Repubblica”, Digos (policia politike dhe e sigurisë në Itali) po heton ngjarjen dhe nuk përjashton mundësinë që pas sulmit të fshihet një grup anarkist. Policia e Romës po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të mbledhur prova dhe identifikuar të mundshëm autorë.