Ankara/Tel Aviv/Moskë – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke kërkuar “veprime urgjente” për të parandaluar që konflikti i paprecedentë midis Izraelit dhe Iranit të mbizotërojë rajonin. Kjo vjen ndërsa raportohet se zyrtarë të lartë iranianë po kërkojnë mënyra për t’u larguar nga vendi në rast se situata përkeqësohet.
Sipas një deklarate të presidencës turke, Presidenti Erdogan përshëndeti deklaratat e fundit të Presidentit Trump mbi zgjidhjen e konfliktit Izrael-Iran dhe theksoi “nevojën për veprime urgjente për të shmangur një katastrofë që mund të përfshijë të gjithë rajonin”. Thirrja telefonike nënvizon shqetësimin në rritje ndërkombëtar rreth tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme