Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë të fortë pas arrestimit të Dritan Gjikës, një shqiptar i cilësuar si kreu i një karteli droge. Petro ka akuzuar drejtpërdrejt kartelin e Gjikës për një tentativë të dështuar vrasjeje ndaj tij.
Në deklaratën e tij, Petro theksoi se ky “kartel i trafikimit të drogës, me seli në Abu Dhabi,” është përgjegjës jo vetëm për tentativën e atentatit ndaj tij, por edhe për vrasjen e prokurorit paraguajan Marcelo Pecci. Më tej, ai shtoi se karteli ushtron kontroll mbi një rrjet të gjerë zyrtarësh, duke përfshirë edhe CTI-në (Corpo Técnico de Investigación – një agjenci hetimore kolumbiane) dhe portin e Buenaventurës. Petro la të kuptohet se grupi i Gjikës ka arritur të “mbulojë mendjet e vrasjes brenda zyrës së prokurorit” në rastin Pecci.
Arrestimi i Dritan Gjikës në Abu Dhabi, i cili ishte një nga personat më të kërkuar për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale, ka shkaktuar një reagim të fortë nga autoritetet kolumbiane, duke zbuluar përmasat e ndikimit të krimit të organizuar ndërkombëtar në rajon.