Aeroporti i Vlorës Behgjet Pacolli MABETEX Ndërtim aeroporti Investim Zhvillim rajonal Punësim Infrastrukturë Turizëm Edi Rama

Behgjet Pacolli, biznesmeni shqiptar dhe pronari i kompanisë “MABETEX”, e cila është përgjegjëse për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ka shprehur entuziazmin e tij pas testimit të avionit të parë në pistën e re. Ai ka premtuar se aeroporti do të jetë më i bukuri në rajon dhe një “legacy” për të.  

Pacolli ka falënderuar qeverinë e Edi Ramës për vizionin dhe mbështetjen e tyre, duke theksuar se realizimi i këtij projekti madhor ka qenë një dëshirë e përbashkët. Ai ka treguar se ka ardhur nga një rrugë e largët dhe ka vërejtur entuziazmin e punëtorëve në orët e para të mëngjesit, duke e bërë të kuptojë rëndësinë e përshpejtimit të punës dhe hapjes së aeroportit.

“Bashkëpunëtorëve të mi u them se nuk është punë për dekor, por madhështore dhe që do u kontribuojë së pari familjeve tuaja, banorëve të kësaj ane. Është kënaqësi të dëgjoj se këtu do punësohen mbi 1 mijë persona. Janë vende pune prestigjoze që paguhen mirë dhe do jetë kënaqësi për familjet e tyre, do kenë të ardhura të mira,” ka deklaruar Pacolli.

Ai ka premtuar se aeroporti do të jetë një vepër e jashtëzakonshme, duke tejkaluar çdo standard të rajonit.

“Do të shohin një vepër që nuk është parë në rajon, do jetë aeroporti më i bukur. Ua premtoj këtu! Kemi marrë çdo gjë efektive, të fortë, të qëndrueshme dhe të bukur dhe kemi ndërmend ta inkuadrojmë në interieret e këtij aeroporti. Kryeministri ynë do të mburret me këtë aeroport! Jam munduar shumë në këtë gjë dhe të jetë aeroport si një legacy për mua këtu. Ne jemi duke ndërtuar 3 aeroporte në botë,” ka përfunduar Pacolli.

Me këtë deklaratë, Pacolli ka shprehur besimin e tij të plotë në cilësinë dhe rëndësinë e aeroportit të Vlorës, duke e konsideruar atë një arritje të rëndësishme për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *