Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka thyer heshtjen në lidhje me divorcin e saj nga ish-Presidenti Ilir Meta. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi ka zbuluar se raporti mes tyre ka pësuar krisjen vendimtare më 1 Prill të vitit të kaluar.

Ajo ka pohuar se nuk ka qenë pjesë e iniciativës për divorc dhe se informacionin në lidhje me këtë çështje e ka marrë fillimisht nga mediat. Kryemadhi ka theksuar se nuk ka kërkuar asnjëherë një shpjegim nga Meta për ndarjen, duke preferuar të mos e diskutojë këtë çështje personale në aspektin emocional.

“Unë nuk do të marr pjesë as në seancën e radhës. Ai që e ka inicuar ai le ta komandojë si proces. Pjesa tjetër e marrëdhënies personale është një çështje që i takon familjes tonë. Nuk jam as e para as e fundit që i ndodh kjo gjë. Çështjet politiko-personale nuk dua t’i diskutojmë fare në aspektin emocional. Marrëdhënia ime është si një deputete,” – ka deklaruar Kryemadhi.

Duke iu referuar momentit kur ka kuptuar për procedurat e divorcit, ajo ka treguar: “Një gazetar më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që është bërë padia për ju ndërkohë që po shikoja ndeshjen Shqipëri – Francë. Nuk jemi ulur ta bisedojmë ndonjëherë dhe nuk kam asnjë shpjegim prej tij.”

Kryemadhi ka theksuar se për të kjo çështje i përket të kaluarës dhe se fokusi i saj është tani tek e ardhmja dhe fëmijët e saj.

Në një kthesë të papritur, Monika Kryemadhi ka zbuluar gjithashtu se i është futur botës së kinematografisë. Ajo ka bërë të ditur se është e angazhuar në realizimin e një filmi artistik me një grup të rinjsh, ku mban një rol të rëndësishëm. Filmi titullohet “Me fat” dhe trajton tema si familja, ëndrrat e të rinjve dhe sfidat me të cilat ata përballen në shoqërinë e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *