Parada e Shqiptarëve New York Komuniteti shqiptar Eric Adams (Kryebashkiaku i New York-ut) Flamuri shqiptar Albanian Roots Marko Kepi (President i Albanian Roots) Blendi Fevziu Emigrantë shqiptarë Kultura shqiptare Traditë SHBA

New York u mbush me ngjyrat kuqezi këtë fundjavë, ndërsa mijëra shqiptarë u mblodhën për të festuar në paradën e tyre vjetore, një ngjarje e kthyer tashmë në traditë dhe një nga momentet kulmore për komunitetin shqiptar në SHBA.

Parada filloi me një gjest të veçantë nga Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, i cili njihet si një mbështetës i komunitetit shqiptar në Amerikë. Sipas gazetarit Blendi Fevziu i emisionit “Opinion” të Tv Klan, i pranishëm në këtë ngjarje, kjo ishte hera e parë që kryebashkiaku merrte pjesë personalisht në hapjen e paradës, duke valëvitur vetë flamurin shqiptar. Në krye të paradës ishte edhe banda e policisë së New York-ut, duke shtuar solemnitetin e festës.

Eventi, i cili organizohet nga Albanian Roots nën kujdesin e presidentit të saj, Marko Kepi, u shtri në afro 10 rrugë të New York-ut, të cilat u mbyllën për qarkullimin e automjeteve. Kjo dëshmon pjesëmarrjen masive të emigrantëve shqiptarë, të cilët vijnë nga të gjitha anët për të qenë pjesë e kësaj feste të madhe të identitetit dhe kulturës shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *