Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, është dënuar me 4 vjet burg dhe i është ndaluar mbajtja e posteve të larta zyrtare për 5 vjet. Ky vendim e privon atë nga e drejta për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Dënimi erdhi si rezultat i abuzimit me fondet evropiane në dy periudha të ndryshme. Përveç dënimit ndaj Le Pen, partia e saj u gjobit me 2 milionë euro dhe duhet të paguajë 4.4 milionë euro dëmshpërblim Parlamentit Europian.
Megjithatë, Le Pen nuk do të shkojë në burg. Vendimi i gjykatës përbën një goditje të rëndë për ambiciet e saj presidenciale dhe për të ardhmen politike të partisë së saj në Francë.