Deputeti socialist Pandeli Majko, në një intervistë për News24, ka folur për situatën e ish-kolegut të tij, Ilir Meta, aktualisht në burg. Majko, duke e konsideruar Metën si “shok të vjetër” që e njeh prej rinisë, ka shprehur keqardhje për situatën e tij. Ai e përshkroi Metën si dikë që “ka bërë shkollën e elefantëve”, por që më vonë krijoi “partinë e dhelprave”.
I pyetur nëse ka tentuar ta vizitojë Metën në burg, Majko u përgjigj negativisht, duke shpjeguar se një vizitë e tillë do të shkaktonte keqkuptime në politikë, pavarësisht mungesës së frikës për ta bërë atë.