Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar sot se lufta në Ukrainë duhet të marrë fund dhe se Ukraina duhet të jetë në një pozicion sa më të favorshëm për të nisur negociatat. Ai shtoi se është “gati” të “flasë përsëri” me presidentin rus Vladimir Putin sapo të përfundojë konflikti.

Në një fjalim televiziv për “TF1”, Macron theksoi se Franca nuk dëshiron të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.

“Ne nuk duam të fillojmë Luftën e Tretë Botërore. Një armëpushim është ajo që lejon situatën më të mirë humanitare dhe fillimin e bisedimeve që do të mundësojnë zgjidhjen e çështjeve territoriale,” u shpreh udhëheqësi francez, sipas raportimit të Le Monde.

Macron gjithashtu njoftoi se sanksionet e vendosura nga aleatët perëndimorë mund të zbatohen “brenda pak ditëve të ardhshme”.

Duke iu referuar mundësisë së një vizite të Vladimir Putinit në Turqi, Macron tha se po presin përgjigjen e Rusisë. Ai theksoi se ajo që është në lojë në Ukrainë është siguria e Evropës.

“Ajo që është në lojë në Ukrainë është siguria jonë. Ne duam një armëpushim në tokë, në det dhe në ajër për 30 ditë. Rusia dëshiron që armëpushimi të diskutohet në Turqi,” përfundoi Macron.

Deklaratat e Presidentit francez tregojnë një qasje të balancuar, duke dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe duke mbështetur Ukrainën, por gjithashtu duke theksuar nevojën për të shmangur një eskalim të konfliktit në një luftë më të gjerë dhe duke lënë hapur derën për dialog me Rusinë në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *