Një personazh i ri është shfaqur në qendër të vëmendjes në sagën politike shqiptare: Petrit Sina. Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar se ai është personi që ish-presidenti Ilir Meta pretendon se e ka tradhtuar nga brenda Partisë së Lirisë gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Llabanit, Sina, i cili synonte postin e sekretarit të përgjithshëm, u shkarkua nga Meta me një vendim të dërguar nga burgu. Meta ka akuzuar një “maskara” që dorëzoi lista me 12 mijë emra tek “patronazhistët”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Sinën. Megjithatë, gazetarja thekson se Monika Kryemadhi e njeh “tradhtarin e vërtetë” brenda partisë.Ndërkohë, ka ndryshuar edhe përfaqësimi ligjor i Metës. Avokati Genc Gjokutaj është tërhequr nga çështja, duke mos dhënë arsye për largimin e tij. Tashmë, avokati i ri i Ilir Metës do të jetë Kujtim Cakrani.
Këto zhvillime lënë të kuptohet se marrëdhënia Meta-Kryemadhi do të sjellë “shumë surpriza” në të ardhmen, sipas Llabanit.