Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në rrugën drejt anëtarësimit.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Kos theksoi se pret me padurim punën e përbashkët në ndjekjen e reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE. Ajo e cilësoi momentin aktual si të favorshëm për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe inkurajoi shfrytëzimin e kësaj mundësie.

“Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!”, shkroi Komisionerja Kos. Ky urim dhe gatishmëri për bashkëpunim nga një zyrtare e lartë e BE-së tregojnë mbështetjen e unionit për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rëndësinë që i jepet vijimit të reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *