Belind Këlliçi Zgjedhjet e 11 majit Manipulim zgjedhor Edi Rama Protestë Volodymyr Zelensky OSBE/ODIHR Partia Demokratike Rrëzim i qeverisë

Tiranë – Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, ka ngjallur reagime me paraqitjen e tij në protestën e së premtes kundër rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Ai u shfaq i veshur me një veshje të ngjashme me atë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke sugjeruar një atmosferë lufte në vend.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh i bindur se manipulimet zgjedhore do të faktohen dhe se qeveria e Edi Ramës do të rrëzohet brenda 7 muajsh, ose maksimumi brenda një viti. “Kush ka futur duart duke deformuar votën e shqiptarëve, të jeni të bindur se do të përballen me ligjin,” deklaroi ai, duke premtuar se do të përsërisin të njëjtën strategji si në zgjedhjet e vitit 2023 për të provuar manipulimin.

“Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë,” shtoi Këlliçi.

Lidhur me gabimet e mundshme të Partisë Demokratike, Këlliçi tha se do të bëjnë analizën e tyre pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. “Ne do të bëjmë analizën tonë, do të shikojmë ku kemi gabuar, janë kandidatët apo program, por këtë do e bëjmë pas raportit përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet,” tha ai.

Veshja e Këlliçit dhe deklaratat e tij të forta kanë nxitur diskutime të shumta në opinionin publik, duke shtuar tensionin politik në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *