Një mesazh ndryshe vjen nga dy kandidate në zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë. Julinda Dhame nga Partia Socialiste dhe Julia Ilirjani nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore kanë publikuar një foto së bashku duke buzëqeshur, duke lënë mënjanë bindjet e ndryshme politike.

“Edhe kur s’jemi në të njëjtën anë të spektrit politik, me @juliailirjani s’na ndan dot kush nga dëshira për një Tiranë më të mirë. Ajo me idetë e saj, unë me kokëfortësinë time – por që të dyja me dashni për qytetin tonë,” shkroi Dhame në postimin e saj. Kjo qasje e dy kandidateve vjen vetëm pesë ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *