Altin Morina SPAK RENEA Operacioni "Ura" Trafik kokaine Grup kriminal Operacioni "Revanshi" Masë sigurie

Tiranë, Shqipëri – Një ish-efektiv i Forcave Speciale RENEA, Altin Morina, është një nga personat e hetuar në megaoperacionin e fundit “Ura”, të finalizuar nga SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane. Mësohet se ndaj Morinës është vendosur një masë sigurie për përfshirje të dyshuar në trafik kokaine.

Ky nuk është një emër i panjohur për SPAK-un, pasi hetimet tregojnë se ai është përfshirë drejtpërdrejt në grupin kriminal të shënjestruar nga operacioni.

Masa e sigurisë iu komunikua Morinës në qeli, ku ai po mbahet si i arrestuar në kuadër të një operacioni tjetër policor, i koduar “Revanshi”, i cili u zhvillua më 7 maj 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *