Partia Demokratike (PD) dhe Partia e Lirisë (PL) kanë pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet e 11 majit, duke marrë rreth 250 mijë vota më pak se në 2021. PD, nën drejtimin e Sali Berishës, ka shënuar një rënie prej 12.5% të votave.

Humbja është më e thellë në qarqet e Fierit, Dibrës dhe Gjirokastrës, të drejtuara nga Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Tritan Shehu. Në të 12 qarqet, PD-PL ka rënë nga 9 deri në 20% krahasuar me 2021.

Opozita pretendon manipulim zgjedhor, por rezultatet në disa zona të fituara nga opozita e vënë në pikëpyetje këtë pretendim. Barra e humbjes rëndon mbi Sali Berishën dhe Flamur Nokën, sekretarin e përgjithshëm të PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *