Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar gjashtë urdhër-kontrolle për anëtarë të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit në Shkodër. Burime nga News 24 raportojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar celularë dhe janë kryer kontrolle në automjetet e anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së.
Një prej personave të kontrolluar ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet dhe si pasojë është shoqëruar nga policia. Detajet e mëtejshme të hetimeve pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.