Gjatë transmetimit maratonë të mbrëmjes zgjedhore në Top Channel, analisti Arjan Curri ka shprehur shqetësimin e tij për vendndodhjen e kandidatit të Partisë Demokratike në Tiranë, Gazment Bardhi.
Curri i është drejtuar kandidatit tjetër demokrat, Andi Mustafaj, i cili ishte i deleguar në Fier për procesin e numërimit.
Arjan Curri: “Keni informacion për vendndodhjen e Gazment Bardhit, se jemi të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij? Jemi të shqetësuar se është zhdukur, nuk po e gjen dot njeri.”
Mustafaj, i pyetur në lidhje me këtë, u përgjigj se nuk kishte informacion pasi ishte i angazhuar në Fier.
Andi Mustafaj: “Unë jam i deleguar në Fier, kështu që nuk e di.”
Shqetësimi i Currit u theksua më tej në replikat pasuese.
Arjan Curri: “Unë jam i shqetësuar realisht.”
Andi Mustafaj: “Nuk kam informacione që ai ka probleme shëndetësore. Nuk e di.”
Analisti Curri madje la të kuptohej për një skenar rrëmbimi, duke pyetur:
Arjan Curri: “Mendoj se mund ta kenë marrë peng, a është mirë a është lokalizuar.”
Mustafaj e hodhi poshtë këtë mundësi, duke siguruar se nuk kishte rrezik për një gjë të tillë.
Andi Mustafaj: “Nuk ka rrezik ta kenë marrë peng.”
Në fund, Curri e mbylli diskutimin me një ironi, duke komentuar mungesën e Bardhit në një moment kaq kritik të procesit zgjedhor.
Arjan Curri: “Nga zyra dhe duke tërhequr numëruesit nuk fitohet. Duke lënë numërimin dhe të ikësh të shohësh ndeshjen… jeni kaq fresk.”
Këto komente ngrenë pikëpyetje mbi vendndodhjen e Gazment Bardhit gjatë orëve të numërimit të votave dhe shkaktojnë spekulime në opinionin publik mbi arsyet e mungesës së tij. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Gazment Bardhi apo Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje.