Gjovalin Mikaj Klaudia Hiluku Zhdukje gruaje dhe fëmije Shkodër Malësia e Madhe Denoncim polici Konflikt familjar Kujdestari fëmije Dramë familjare Nevoja për ndihmë

Shkodër, ShqipëriGjovalin Mikaj nga Boga e Malësisë së Madhe ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre rreth 15 muajsh. Mikaj shprehet thellësisht i shqetësuar, duke deklaruar se ka humbur kontaktet prej dy ditësh dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.

“Kam dy ditë më ka ikur gruaja dhe më ka marrë edhe djalin. Nuk po gjej rrugëzgjidhje as te policia,” u shpreh Mikaj, duke shtuar se ka qëndruar gati tërë natën në polici pa marrë ndihmë. “Ju kërkoj ju ndihmë për të ma gjetur djalin. Nuk e di a ka mundur me e shitur, nuk e di ku ndodhet për momentin.”

Mikaj pretendon se ka denoncuar rastin si në policinë e Malësisë së Madhe, ashtu edhe në atë të Shkodrës, por pa marrë përgjigje. Ai rrëfen se e ka mbajtur djalin për tre muaj pasi gruaja e tij kishte shkuar në Itali dhe e kishte lënë fëmijën te Kisha e Madhe. “E kam mbajtur me sakrifica e mund, për atë djalë jap jetën. Ju kërkoj të më gjeni djalin, gruan nuk e dua. Atë nuk e dua, me mua nuk ha bukë kurrë në jetë ajo. Dua vetëm djalin,” tha Mikaj.


Konfliktet Familjare dhe Martesat e Mëparshme

Mikaj zbulon se konfliktet në çiftin e tyre kishin agravuar prej disa muajsh, duke arritur në një situatë absurde. Ai shprehet i shokuar nga zbulimi se gruaja e tij kishte pasur tre martesa të mëparshme dhe dy vajza, diçka për të cilën ai nuk kishte qenë në dijeni.

“Familja e ka nxjerrë jashtë, ka lënë dy vajza në Itali dhe unë nuk kam qenë në dijeni për çfarë ka ndodhur. Ka qenë e martuar tri herë. Unë për një herë e kam ditur, por jo për tri,” rrëfen ai. Mikaj gjithashtu përmend se gruaja e kishte denoncuar në polici për dhunë, por gjykata nuk i kishte marrë parasysh akuzat, duke i cilësuar të rreme. “Jam prishur me babanë dhe familjen time për atë. E ka marrë dikush e ka rrejtur. Por unë dua vetëm djalin,” përfundoi ai.

Rasti tani mbetet në dorën e autoriteteve për të gjetur gruan dhe djalin e mitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *