Merina Syla Zhdukje Francë Strasburg Bullizim Dhunë në shkollë Nëna Policia franceze Racizëm Komuniteti shqiptar në Francë Siguri Ambasada Shqiptare.

Merina Syla, një 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasburg, ishte zhdukur që prej 14 marsit, duke shkaktuar shqetësim të madh në komunitet. Fatmirësisht, ajo u gjet e sigurt dje.

Zhdukja e saj nxori në pah një situatë të rëndë bullizmi dhe dhune me të cilën ajo ishte përballur në shkollë. Në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, nëna e Merinës zbuloi detaje tronditëse rreth dhunës që vajza e saj kishte pësuar.

“Është shumë e rënduar psikologjikisht. Me kohën dhe pak durim besoj do t’ia dalim,” tha nëna e Merinës, duke përshkruar gjendjen e vajzës së saj pas gjetjes. Ajo shpjegoi se Merina ishte bullizuar dhe rrahur nga një grup i madh bashkëmoshatarësh, dhe se rastet ishin denoncuar në polici, por autoritetet nuk kishin reaguar siç duhet.

Nëna e Merinës shprehu shqetësimin e saj për neglizhencën e autoriteteve franceze ndaj komuniteteve të huaja. “Kur shkoj në polici, e neglizhojnë shumë. Rastet neglizhohen shumë kur jemi të huaj. Një francez trajtohet ndryshe. E them me plotë bindje që siguria e fëmijët e komuniteteve tona në Francë është zero. E them bindshëm, ka racizëm,” deklaroi ajo.

Ajo gjithashtu zbuloi se kishte parë video të dhunës ndaj vajzës së saj, të cilat e kishin tronditur. “Pas u zhduk, më treguan se çfarë i bëhej vajzës, ishte tmerr për mua, aty thash ‘stop’,” tha ajo.

Ajo gjithashtu raportoi se pas kontaktit te ambasadës shqiptare, dhe paraqitjes se video provave, autoritetet policore kishin shfaqur një sjelle nënvleftësuese, duke u shprehur se: “po rrihen se janë fëmijë”.

Ky rast ka ngritur shqetësime serioze rreth sigurisë së fëmijëve të komuniteteve të huaja në Francë dhe nevojën për një reagim më të fortë nga autoritetet ndaj bullizmit dhe dhunës në shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *