Një dëshmi e re nga Erjon Alibej, një bashkëpunëtor i drejtësisë, ka ri-hapur hetimet për vrasje të pazbardhura në Elbasan, përfshirë atë të avokatit Ravik Gurra në mars 2019. Burime pranë SPAK-ut konfirmojnë se deklaratat e Alibejt po verifikohen me kujdes, pasi ai dyshon se pas vrasjes së Gurrës qëndron grupi i Suel Çelës.
Gjatë dëshmisë së tij, Alibej zbuloi detaje nga një bisedë me Suel Çelën, ku ky i fundit la të kuptohet se avokati kishte “futur hundët shumë” tek një person tjetër. Kjo dëshmi, pjesë e operacionit “Plumbi i Artë“, pritet të zbardhë krime të tjera në qytet.”I thash Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej ‘Naqo’. Sueli i shkroi direkt atij. Pastaj në bisedë i thash ‘po me avokat Ravikun ç’a patët’?”, rrëfen Alibej. Ai vazhdon: “Më tha ‘i futi hundët shumë tek ‘Maçi’ (Klodian Çopja)’, kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi.”
Përveç kësaj, burimet tregojnë se hetimet mund të shtrihen edhe te forcat e policisë, ndërsa të dhënat nga platforma e komunikimit SKYECC shërbejnë si një “minierë” informacioni për drejtësinë.